PASI I KËNDOI DIKTATORIT HOXHA, TËRMET PEÇI SHFAQET KRAH ‘KOMANDANTIT’

Pak ditë më parë momenti kur kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi u shfaq duke kënduar këngë për diktatorin Enver Hoxha në një darkë të bashkisë ngjalli shumë reagime.

Lidhur me këtë Partia Demokratike kërkoi shkarkimin e tij. Ndërkohë, pas kësaj situate Peçi është shfaqur sot në Tepelenë me kryeministrin Rama ose në krah të ‘komandantit’ siç e quan kryebashkiaku.

Ata ndodhen në fshatin Nivicë të Tepelenës, i cili është përfshirë në programin ‘100 fshatrat’.