Si të “zini” një miliarder? Kjo është zysha që bënë mësim në një “shkollë”

Anna Bey, një 32-vjeçare suedeze, është bërë shumë e njohur në Britani. Ajo drejton një “shkollë” online, që mëson femrat se si të bëjnë për vete një mashkull miliarder. Sipas saj, që një femër të zërë të dashur një të pasur, ka disa rregulla, të cilat ajo i ka mësuar duke ndjenjur me meshkuj të pasur.

Si këshillë të parë, ajo thotë se femrat duhet të kenë gjithmonë manikyr në thontë e tyre, pasi meshkujt e vënë re këtë gjë. Këshilla e dytë, është që të mos merreni shumë më telefonin. Bey thotë se meshkujt janë egoistë dhe duan të jenë në qendër të vëmendjes. Sipas saj, ata e urrejnë kur ju qendroni në Instagram apo duke chatuar. Një këshilltë tjetër, sipas Bey, është që të keni kujdes me kozmetikën, pasi përdorimi i tepërt nuk është shumë i pëlqyeshëm nga meshkujt.

32-vjeçarja këshillon gjithashtu, që veshja duhet të jetë sipas rasteve dhe jo shumë e ekzagjeruar. Dhë në fund, ajo thotë se duhet të keni kujdes me gjuhën, pasi meshkujve të pasur nuk iu pëlqejnë femrat që flasin me fjalë të pista. “Të flasësh si shofer kamioni me ta, është e papërshtatshme, pasi duket si një sjellje mashkullore dhe agresive”, thotë ajo.