KËSHILLI KOMBËTAR I PD, JOZEFINA TOPALLI KAP GABIMIN E MADH DHE TALL “LULIN”: I DALIN MË SHUMË VOTA SE… (FOTO)

Menjëherë pas publikimit të rezultateve në zgjedhjet për anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, reagon Jozefina Topalli.

Ish deputetja demokrate tallet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, duke thënë se i kanë dalë më shumë vota se sa votues.

Topalli ka publikuar letrën e rezultateve ku thuhet se rreth 4700 persona kanë tërhequr mandatin e votimit ndërsa kanë votuar 4900.

“Interesant! Lulit i dalin vota me shume se votues”, shkruan Jozefina Topalli në Facebook.