Kumbaro hedh firmën e fundit si ministre e Kulturës: Krenare për këtë vendim, faleminderit Ramës që e miratoi

Ministrja e Kulturës ende në detyrë Mirela Kumbaro, me anë të një fotoje ka treguar vendimin e fundit që ajo ka marrë në krye të postit.

Bëhet fjalë për krijimin e Qendrës Kombëtare të Leximit të Librit, vendim për të cilin Kumbaro shkruan se është krenare.

“Faleminderit skuadrës së Kulturës që e krijoi dhe Qeverisë dhe kryeministrit Rama, që e miratoi sot. Faleminderit të gjithë miqve që mbështesin Lëvizjen Kombëtare për Lexim”, shton ndër të tjera Kumbaro.

Ditën e sotme në një seancë të jashtëzakonshme plenare, do të miratohen dekretet për lirimin dhe emërimin e ndryshimeve në qeveri.

POSTIMI I PLOTË:

Krenare qe sot hedh firmen e fundit si Minister i Kultures ne kurorezimin e nje pune 2vjeçare:

Krijohet Qendra Kombetare per Librin e Leximin

Shqiperia, njesoj si Franca, Italia dhe jo vetem, do te kete nje institucion te dedikuar per politikat e programet e Librit, Leximit, Krijimtarise, Edukimit permes Emancipimit te Mendjes!

Faleminderit Skuadres se Kultures qe e krijoi dhe Qeverise dhe Kryeministrit Rama, qe e miratoi sot

Faleminderit te gjithe miqve qe mbeshtesin Levizjen Kombetare per Lexim

Ta gezojme

Krenare???????? qe sot hedh firmen e fundit si Minister i Kultures ne kurorezimin e nje pune 2vjeçare:Krijohet Qendra…

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Wednesday, January 16, 2019