Basha nga Durrësi: Shqiptarët e kanë marrë vendimin, nesër do të rrëzojmë Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga Durrësi se me 16 mars do të largojmë Ramën nga qeveria.

Gjatë takimit me studente e padagogë të këtij qyteti, Basha tha se Rama dhe Dako janë të kapur nga krimi.

“Shqiptarët e kanë marrë vendimin, zot në shtëpinë e tyre nuk do të jenë më as kriminelët, as hajdutët, grabitësit, e as perversët.

Deputetet e Durresit nuk mund te rrinin ne krah te Rrahman Rrajes e Jurgis Cyrbes.

Propoganda e Rames se te gjitha jane njesoj ka vdekur, nuk jemi te gjithe njesoj.

Ai kanabizioi vendin, e futi ekonomine ne kolaps. Ne kurre nuk kemi qene me te qarte se kur i dhame fund fasades e bashke me te parlamentit te krimit dhe te hajduresise”– tha Basha.