Mbahen zgjedhjet në Korenë e Veriut, Kim Jong Un fiton 100% të votave

Në Korenë e Veriut janë mbajtur zgjedhjet për Parlamentin e ri të vendit. Komiteti Qendror i Zgjedhjeve tha se votuan 92,35% e popullit.

Rezultati ishte i pritshëm. Fitoi Partia e Punëtorëve, e cila mori 100% të votave.

Zgjedhjet e 10 marsit për Parlamentin janë të dytat që nga koha kur udhëheqësi Kim Jong Un mori pushtetin. Zgjedhjet parlamentare mbahen çdo pesë vjet. Votuesit teorikisht mund të fshijnë emrin e kandidatit para dorëzimit në kutinë e votimeve, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Sipas statistikave, pesë vjet më parë dalja në votime ishte 99,97 për qind, më e ulëta e regjistruar ndonjëherë. Kjo përqindje u shënua për shkak të rritjes së numrit të verikoreanëve që punojnë jashtë vendit,

Votimi për Kuvendin Popullor të Popullit (PS) është i detyrueshëm dhe nuk ka zgjedhje të kandidatëve. Çdo lloj mospajtimi është diçka e padëgjuar.

Pjesëmarrja është gjithmonë afër 100% dhe miratimi për aleancën qeverisëse është unanim.

Koreja e Veriut është një shtet i izoluar, i sunduar nga dinastia e familjes Kim.

Qytetarëve u kërkohet të tregojnë përkushtim të plotë ndaj familjes dhe drejtuesit e saj aktual.