“Nuk jam ende personazh i njohur”, Ministrja Denaj: Më ndodh të kërkoj faturën dhe më thonë, po ç’e do!

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë tregoi mbrëmë, në ‘Dritare me Rudinën’, se ballafaqohet me situata qesharake, kur blen në dyqane, ku duke mos e njohur që është ministre, nuk i japin faturën.

“Ditën që çdo qytetar nuk e merr faturën fiskale është bashkëpunëtor me atë që nuk e jep. Mua më qëllon vetë tani, unë gjithmonë e kam kërkuar, tani e kërkoj akoma më shumë faturën“, thotë Denaj.

Rudina Xhunga: Pse vazhdon bën pazar?

Denaj: Po sigurisht, por ndërkohë edhe fakti që nuk jam ende personazh i njohur në aspektet publike, kur e kërkoj dhe ka qëlluar, edhe këto dy muaj që jam ballafaquar me mungesë fature fiskale dhe kur e kam kërkuar, kam pasur dhe reagime te tipit: po ç’e do?”/dritare.net