Sondazhi/ 67% e shqiptarëve vlerësojnë pozitivisht punën e kryeministrit Rama

Report tv në bashkëpunim me institutin Italian “GPF Inspiring Research” sjellin sondazhin e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix”, është Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin “Piepoli”, aktualisht president i “GPF Inspiring Research”. Në këtë sondazh të parë qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike që ka përfshirë vendin. Sondazhi jep përgjigje edhe për votën e shqiptarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Si ka punuar Edi Rama? Shqiptarët përgjigjen në sondazhin e Report Tv

Kur kanë kaluar dy vite nga mandati i dytë i qeverisë, shqiptarët në sondazhin e publikuar nga Report Tv, vlerësojnë me 39.8% si pozitive punën e kabinetit të Ramës, 26.8% thonë se është mjaftueshëm, ndërsa 32.4% e vlerësojnë negative.

Pra,. jane 67% qe e vleresojne pozitivisht punen e kryeministrit Rama