Sondazhi/ PS fiton me 68% Tiranën

Gara për Tiranën, sondazhi në Report Tv: 64-68% votojnë PS-në, 20-24% PD-në
Të pyetur se cilën parti do të votonin në zgjedhjet vendore të Tiranë ku kandidon kryebashkiaku aktual Erion Veliaj nga 64% deri ne 68% të të anketuarve kanë zgjedhur Partinë Socialiste, 20% deri në 24% kanë zgjedhur PD, 8 deri 10% kanë votuar LSI, 0-1 PDIU dhe PR, 1% deri në 3% partitë e tjera, teksa 23.8 % janë shprehur se janë të pavendosur.

Report tv në bashkëpunim me institutin Italian “GPF Inspiring Research” sjellin sondazhin e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix”, është Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin “Piepoli”, aktualisht president i “GPF Inspiring Research”. Në këtë sondazh të parë qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike që ka përfshirë vendin. Sondazhi jep përgjigje edhe për votën e shqiptarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. /SHQIPTARJA