Sondazhi/ Sikur zgjedhjet të zhvilloheshin sot, PS do të qeveriste e vetme me 53%. Rritje nga 2017-a

Nje vajze, duke votuar ne mjediset e shkolles Edith Durham, per zgjedhjet lokale ne Tirane. /r/n/r/nAn Albanian women casts his vote at Edith Durham school, on June 21, 2015. Albania votes to elect mayors after a territorial reform that consolidated the number of local government units to 61 down from 373. These elections are considered an important test for the government of Prime Minister Edi Rama and his reforms two years after he was elected.

Report tv në bashkëpunim me institutin Italian “GPF Inspiring Research” sjellin sondazhin e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix”, është Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin “Piepoli”, aktualisht president i “GPF Inspiring Research”.

Në këtë sondazh të parë qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike që ka përfshirë vendin. Sondazhi jep përgjigje edhe për votën e shqiptarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Pyetjes thelbesore se cilen parti do te votonin shqiptaret po te zhvilloheshin zgjedhjet sot, pro PS e kane votuar 53% duke u rritur nga 2017-a, PD 33%, LSI bie ne 11%.

Në kuadër të këtij sondazhi të anketuarit të pyetur se nëse zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme do të zhvilloheshin sot, 49% deri në 53% e të anketuarve kanë votuar Partinë socialiste, e cila në zgjedhjet e 2017 mori 48.3% të votave.

Pra kemi një rritje të PS. 29% deri në 33% e të anketuarve kanë votuar për Partinë Demokratike, kjo forcë politike mori 28.9 % të votave në 2017.

LSI mori 9% deri në 11% të votave, nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017. PDIU merr 3% deri në 5 % të votave po aq sa mori në 2017, Partitë e tjera marrin 2% deri në 4% të votave, teksa në 2017 morën 3.% të votave.