TURPI/ Ilir Meta, po përgatit dekorimin e Sali Berishës, me titullin “Nderi i Kombit”, për 4 “vepra të shquara”

Krejt të ç’faktorizuar brenda e jashtë Shqipërisë, të ndarë, bashkuar, rindarë e ribashkuar për pushtet edhe në fund të ciklit e hallit të njëjtë që kanë, dyshja Berisha-Meta, po përdor gjithë takatin dhe pushtetin e mbetur, për të mbështetur njëri-tjetrin, qoftë edhe me fjalën e mirë.

Në pamundësi për të vjedhur më miliarda, pasuri e flori, krerët e dy parti-familjeve maf.ioze, Sali Berisha e Ilir Metaj, po nxitojnë të vjedhin edhe “Nder”, me qëllim që të përfitojnë vëmendje shqiptare e ndërkombëtare, për të “pastruar” kr.imet, për të shpëtuar “lëkurën” si shumë herë në këto 27 vite e siç duket, për të ikur në botën tjetër “me nder”.

Pas drekës zyrtare me miqtë e Saliut dhe dekorimin e tyre, të cilët Presidenti Ilir Metaj, i prezantoi si “Miqtë e Shqipërisë” duke sfiduar SHBA-në që ka izoluar Berishën, mos u çuditni, por shumë shpejt, do dëgjoni, se Sali Berishës, do t’i bëhet një nderim shtetëror i nivelit të lartë..

Burime nga Presidenca, kanë bërë me dije për “PAMFLETI”, se Presidenti Ilir Meta, në bashkëpunim me Sali Berishën, kanë ideaur e bërë gati, dekorimin e këtij të fundit, me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, me motivin, për disa shërbime të shquara ndaj Shqipërisë, trojeve shqiptare e kombit.

Sipas informacionit, dekorimi i Sali Berishës me titullin “Nderi Kombit”, është menduar të bëhet me rastin e 22 marsit, ditës simbol, të rënies zyrtare të regjimit të diktaturës, ngjarje të cilën, Sali Berisha e quan kontributin e tij personal historik.

Por ka edhe një ide tjetër, për ta dekoruar më 15 tetor 2019, në ditën kur Sali Berisha mbush zyrtarisht 75 vjeç, sepse realisht është lindur në datën 1 korrik 1944, por e ka ndryshuar, siç ka ndryshuar emrin nga Salih në Sali; emrin e babait nga Ramë, në Ram; emrin e nënës nga Shiqere, në Sheqere dhe emrin e gruas, nga Sllobodanka, në Liri.

Siç e kanë menduar dy familjet Berisha-Meta, por edhe ata që u qëndrojnë pranë dhe vazhdojnë t’u shërbejnë, titulli “Sali Berisha-Nderi Kombit”, është menduar t’i jepet për katër kontribute:

– Për përmbysjen e dik.aturës komuniste dhe shpëtimin e Shqipërisë e shqiptarëve, nga izolimi dhe vuajtjet 45-vjeçare të atij regjimi.

– Për kontribute ekonomike, qytetërimi e integrimi të vendit dhe popullit, gjatë viteve kur ka qenë në detyrat e larta shtetrore, por edhe si politikan modern.

– Për kontribut të lidhjes shpirtërore e fizike të kombit, në dy pjesët e tij Shqipëri-Kosovë dhe në mbarë botën.

– Për kontribut të madh, për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës dhe ndikimin e fuqishëm, për njohjen e saj ndërkombëtare si Shtet Sovran.

Kujtojmë, që me Dekret Nr. 9349, datë 08.12.2015, në 25 vjetorin Lëvizjes Studentore, Sali Berisha është nderuar nga Presidenti Bujar Nishani, me Dekoratën “Flamuri Kombëtar”, ndërsa Ilir Meta, ka vendosur t’ia mbyllë nderimet, me titullin “Nderi i Kombit”.

Dekorata “Nderi i Kombit”, është njëdekoratë nderie artë e Republikës së Shqipërisë, që u jepet qytetarëve shqiptarë, të cilët, me veprat dhe emrin e tyre, nderojnë kombin shqiptar brenda e jashtë vendit.

Ja disa nga figurat e njohura, të cilëve u është dhënë dekorata “Nderi i Kombit”

Ibrahim Kodra
Azem Hajdari
Nako Spiru
Át Gjergj Fishta
Elena Gjika (Dora d’Istria)
Eqerem Çabej
Odhise Paskali
At Zef Pllumi
Pjetër Arbnori
Nexhmije Pagarusha

/PAMFLETI