Deputetët e rinj bëhen pjesë e komisioneve, ja shpërndarja

Fillimi i zëvendësimit të mandateve të djegura të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka më shumë se një muaj që ka nisur, si nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu edhe nga vetë Kuvendit. Por pavarësisht kësaj kohe, këta deputetë të rinj nuk ishin futur ende si anëtarë në komisionet parlamentare. Së fundi, Kuvendi miratoi projektvendimin, i cili futi deputetët e rinj edhe në komisionet parlamentare, raporton gazeta “Panorama”.

Krahas artikulimit politik që ata mund të bëjnë në komisione, duke diskutuar për projektligje të caktuara, ata përfitojnë edhe financiarisht. Kjo, pasi pjesëmarrja në mbledhjet e komisioneve shoqërohet me një bonos, i cili shkon në 2 mijë lekë të rinj për çdo mbledhje komisioni. Pra, e thënë ndryshe, më shumë para për deputetët e rinj, të dalë nga listat e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një benefit tjetër që pritet të përfitojnë disa deputetë të opozitës janë edhe aksesi në dokumente sekrete shtetërore.

SHPËRNDARJA E DEPUTETËVE SIPAS KOMISIONEVE:

NË KOMISIONIN PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ADMINISTRATËN PUBLIKE E TË DREJTAT E NJERIUT
Alban Zeneli PD
Adriatik Alimadhi PD
Korab Lita PD
Aurora Mara PD
Elda Hoti PD

NË KOMISIONIN PËR INTEGRIMIN EUROPIAN
Ediola Braha LSI
Ralf Gjoni LSI

NË KOMISIONIN PËR POLITIKËN E JASHTME
Ligoraq Karamelo PD
Edlira Hyseni LSI

NË KOMISIONIN PËR SIGURINË KOMBËTARE
Lefter Maliqi PD
Edmond Rrushi LSI
Ylli Shehu LSI

NË KOMISIONIN PËR EKONOMINË DHE FINANCAT
Arben Elezi PD
Amra Barova LSI

NË KOMISIONIN PËR VEPRIMTARITË PRODHUESE, TREGTINË DHE MJEDISIN
Halil Jakimi PD
Arlind Çaçani PD
Nimet Musaj LSI

NË KOMISIONIN PËR PUNËN, ÇËSHTJET SOCIALE DHE SHËNDETËSINË
Majlinda Halilaj PD
Enver Roshi LSI

NË KOMISIONIN PËR EDUKIMIN DHE MJETET E INFORMIMIT PUBLIK
Enada Kapllani LSI