Djegia e “Notre-Dame” në Paris, reagon Donald Trump

Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme katedralen e famshme ‘Notre-Dame’ në Paris.

Për pak minuta zjarri ka rrëzuar majën katedrales, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Lidhur e ngjarjen ka reaguar presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili shpreh keqardhjen e për djegien e ‘Notre-Dame’.

Gjithashtu ai ka bërë apel që të ndërhyhet sa më shpejt.

“E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt” shkruan Trump.