“Do futen me një këmbë!”, Spartak Ngjela del me bindje të plotë: Ja çfarë do të ndodhë me Bashën dhe Kryemadhin

Avokati Spartak Ngjela vijon të analizojë aksionin opozitar duke u shprehur kategorikisht kundër tij dhe shprehet i bindur se PD dhe LSI do të futen në zgjedhje njësoj si u futën herën e parë. (Kujtojmë situatën e krijuar në vitin 2017 para zgjedhjeve të përgjithshme)

“Është e sigurt që pozita e gjitha do të futet në zgjedhje. Ata thjesht po shtyjnë datën. Nuk janë këta as Franca e as Anglia. Do të futen në zgjedhje siç u futën herën e parë. Ata thjesht po dëmtojnë veten e tyre duke shkurtuar kohën elektorale” – u shpreh Ngjela.