Erion Isai: As te Garda, as te Kopshti Zoologjik! Teatri i Kukullave të bëhet tek…

Mëngjesi i sotëm në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv është përfshirë nga debati, kjo pas anoncimit të një inserti ku kryeministri Rama ishte shprehur se Teatri i Kukullave është një karakatinë që na turpëron përpara fëmijëve tanë e se uronte dhe besonte që deri në fund të këtij mandati qeverisës do të hapen themelet e Bibliotekës së Re Kombëtare dhe të teatrit të ri të fëmijëve pranë gardës.

I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve, Erion Isai ka dhënë mendimin e tij përballë kësaj deklarate të kryeministrit, por edhe të kryebashkiakut Veliaj i cili ndan të njëjtin mendim me Ramën për sa i përket zhvendosjes së mundshme të teatrit të kukullave. Vet Veliaj në një emision televiziv ka dhënë idenë e vendosjes se teatrit të kukullave në ambientet e kopshtit të ri zoologjik. Isai tha se ai do të propozojë si godinë të re Piramidën, nga ku mund të pozicionohen edhe 2 salla, ndërsa Teatri aktual që gjendet përballë Muzeut Kombëtar të duhet të vazhdojë rrugëtimin e tij historik si parlamenti i parë shqiptar.

Unë jam drejtor i përgjithshëm i QKKF dhe Teatrit kombëtra të kukullave, dhe jo i godinës. Qkk ka qenë një bodrum tek 21-shi dhe sot është nga të rrallat godina me kushte në ambientet e reja në kinostudio. Po të pyesësh prindërit pakënaqësia e parë është kapaciteti i sallës dhe kushtet e sallës.

Dua ta përjashtoj nga kjo bisedë historinë e godinës, sepse unë nuk mund të vendos për godinën. Nga ajo çka unë lexova nga deklarata e kryeministrit bëhet fjalë për zhvendosje të institucionit të teatrit të kukullave dhe jo prishje të godinës. Ky është leximi im. Në do mendimin tim personal është po ky. Që godina duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj historik si parlamenti i parë shqiptar, pra për tu ndërtuar si muze në pronësi të bashkisë tiranë ku turistët ta kenë si një pikë tjetër të shtuar të vizitës në Tiranë dhe teatri i kukullave do prapë një godinë tjetër të re. Veliaj e ka dhënë si mundësi për ta çuar te garda, kurse unë kam shprehur si mundësi që teatri i kukullave dhe QKKF të zhvendoset tek Piramida ku në idenë time mund të kemi 2 salla teatri. Por këto janë të gjitha diskutime. Edhe kryetari i bashkisë po ta thotë që është një ide, dhe kur një ide zhvillohet mblidhen ca grupe interesi dhe diskutojnë të gjithë që nga arkitektura apo trendet e zhvillimit të tiranës. Pra në bindjen time personale godina duhet të vazhdojë rrugëtimin e vet historik.Unë nuk e kam shok kryeministrin, as mik dhe nuk e di qasjen e kryeministrit me godinën. Kryeministri ka qenë në teatër vetë si publik me bashkëshorten dhe djalin e vet dhe çfarë përqasje ka, unë nuk e di, por di të të them që karrigia ku ishte ulur ishte copë copë.

Erion Isai, drejtor i QKKF