FOTO/ Zëvendëskryeministri publikon fotot nga lart, ja sa ishin në shesh: Një grup politiqenësh po…

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka publikuar pamjet të protestës së opozitës nga lart, ku thekson se në shesh siguria publike u cenua nga një grup politiqenësh, të cilët nuk i bënë asgjë shumicës politike.

Braçe thekson se opozita ka ngrënë grushte nga politika amerikane dhe ajo gjermane, por pavarësisht këtyre, vazhdojnë të behën me të dhunshëm.

Statusi i Erion Braçes

“GRUSHTA AMERIKANO-GJERMANE HANE, ME TE DH.UNSHEM BEHEN!

Siguria Publike eshte nje e mire publike; Rendi Publik eshte

nje e mire publike; Drejtesia e barabarte per këdo eshte nje e mire publike;

Imazhi i vendit eshte nje e mire publike;

#ESHTEEKONOMI #ESHTEEKONOMIAJOTE

Eshte sot, duhet te jete edhe neser! #JANETEARDHURATETUA #ESHTEPUNAJOTE

Cenimi i sigurise publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerez te dh.unshem, nuk i ben asgje nje shumice politike, zero!

Ama ekonomine tende e godet! Mendoje pak,

dy elementet kyc te ekonomise gjate vitit te fundit ishin:

#INVESTIMETEHUAJA dhe #TURISTETESHUMTE

Nje grusht politiqensh te korruptuar, tamam ata qe kane vjedhur duke vr.are e kane vr.are per tu mbrojtur, po shkaterrojne ekonomine tuaj! Ate ekonomi qe e keni ngritur vete,

me mund, djerse e sakrifica te ardhurat tuaja; Per te tjeret,

ate ekonomi qe ju jep punen e prej saj edhe te ardhurat e perditshme! Mos i falni keta funderina qe

nuk jane si ju, nuk kane hall te nxjerrin fundin e muajit, te paguajne rrogat e punetoreve cdo fund muaji.

Jane tamam politiqente qe as e vr.asin mendjen per ekonomine tuaj, por po bejne cmos te kene ekonomine e tyre! Duan para me shume, ndaj duan pushtet sa me pare! Pa zgjedhje sepse e dine qe ju si votoni me kurre. Me dhune!

Me dhune mbi cdo polic te shtetit te angazhuar per sigurine publike, me dh.une mbi secilin prej jush,

ekonomine tuaj e te ardhurat tuaja! Kur ndodh kjo, ligji duhet te mbroj interesin publik! Ligji mbi te gjithe!”, thekson Braçe.