Pasi kalojnë me të kuqe në rrugë, dy shqiptarë bëjnë për spital karabinierin italian! Gjithçka nisi kur…

Ata kaluan me të kuqe një semafor në Genoa, më pas sulmuan karabinierët, të cilët pa ndjekjes, ia dolën t’i ndalnin.

Gjithçka ndodhi mbrëmë vonë në Corso Italia, ku karabinierët vunë re një makinë që kalonte në kryqëzimin e Via Piave, duke injoruar dritën e kuqe të semaforit. Pas kësaj, patrulla e policisë u vu në ndjekje të tyre.

Pasi u ndaluan, në makinë ishin dy persona me kombësi shqiptare, të cilët nuk u treguan bashkëpunues me forcat e rendit.

Në timon një 33-vjeçar, pavarësisht kërkesës së karabinierëve, nuk pranoi t’i nënshtrohej testimit të alkoolit, shkruan “Ilgiornale”.

Ai bashkë me pasagjerin, një 19 vjeçar po shqiptar, u morën nga makina, duke kundërshtuar gjithashtu. Ofendimet e shumta, u pësuan nga sulm i vërtetë kundër njërit prej burrave të policisë, duke e shtyrë me forcë në tokë dhe duke e pla gosur.

Kolegët menjëherë ndërhynë dhe pra ngosën dy shqiptarët, duke i çuar në komisariat.

Karabinieri i dëmtuar, përfundoi në spitalin “San Martino” në Genova, me lëndime të rënda në shpatull, duke marrë një prognozë 25 ditore.