Plagosen dy policë në protestën e opozitës, reagon ministri Lleshaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj e quan turp protestën e opozitës nisur nga fakti që nga dh.una mbetën të plagosur edhe efektivë ndërsa protestuesit goditën institucionet kushtetuese.

“Edhe sot dh.una e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”.

Dy efektivë të policisë janë plagosur nga përplasjet e dhunshme të protestuesve sot në tubimin e pasdites së opozitës. Dy efektivët u dërguan në QSUT pasi kanë pësuar djegie në fytyrë nga hedhja e fishekzjarrëve nga protestuesit. Priten të mësohen më tej detaje të sakta se në çfarë shkalle janë djegiet.