Protesta/ Reagon kryeministri Rama: Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të…

Kryeministri Edi Rama reagon pas protestës së opozitës, duke shprehur keqardhje për punonjësit e policisë që kanë mbetur të plagosur.

Rama shkruan se ata u plagosën nga goditje qorre të dy partive të verbuara.

Edi Rama: Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit.