‘Qeverisë i ka ardhur fundi’, Kërpaçi: Tani vendi na përket ne

Ish- deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi ka dal në një konferencë për mediat nga selia e partisë së saj.

Kërpaçi akuzon qeverinë që ka lënë pas dore rininë, duke iu referuar raportit të ILOS.

Sipas Kërpaçit, tani i përket rinisë të bëjë Shqipërinë ‘shtëpi’ dhe fundi i qeverisë është afër.

‘Dëshmia e vërtetë që qeveria e ka lënë pas dore rininë. I ka vrarë shpresën. Brezi i ri duhet të ketë arsim cilësor. Kësaj qeverie që mbështet bandat i ka ardhur fundi. Tani i përket rinisë ta bëjë Shqipërinë, shtëpinë tonë’, tha ish-deputetja.