‘Rivalitet binjakesh”, ja VIDEO e dy motrave identike që zihen në barkun e nënës së tyre

Të gjitha femrat që kanë motra, e din se “sherri” mes tyre është një pjesë e pashmangshme e rritjes së bashku.

Mjafton një lodër e marrë “hua”, apo një kapje pa dashje e flokëve, për të filluar më pas një “ndeshje” të bërtiturash.

Motrat binjake nga Kina duket se nuk mund të prisnin sa të dilnin nga barku i nënës së tyre, për të pasur një grindje të mirë.

Gjatë ekos së bërë nga nëna e tyre, dy binjaket u vunë re duke “shkelmuar” dhe goditur njëra-tjetrën, e padyshim tani po fajësojnë njëra-tjetrën se kush e filloi e para zënkën, ndërsa videoja u bë virale.