Bie nga skela, ndërron jetë emigranti shqiptar në Itali, baba i dy fëmijëve (Emri)

Një shqiptar ka humbur jetën aksidentalisht duke punuar në Itali. Viktima është Aleksandër Jaku 48-vjeç.

Ai humbi jetën në mëngjesin e sotëm duke punuar në provincën e Vareses, pasi ra nga skela. Jaku rrëshqiti duke rënë nga 4 metra lartësi.

Ndihma e parë nga punëtorët e tjerë, por edhe ambulanca iu dha me shpejtësi, por 48-vjeçari ndërroi jetë. Shqiptari ishte baba i dy fëmijëve.