Dash Shehi: Ka ende shanse të futemi në zgjedhje, s’u bë qameti se nuk respektojmë Kushtetutën

Kreu i Partisë së LZHK, Dashamir Shehi beson se para 30 qershorit palët politike do të arrijnë një marrëveshje, gjë e cila do t’i mundësonte opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje.

I ftuar në Report TV, Shehi ka deklaruar se kanë përfunduar të gjithë hapësirat kushtetuese që mund t’u mundësonte partive opozitare që të futeshin në zgjedhjet lokale, por ka thekësuar se kjo gjë mund të bëhet vetëm nëpërmjet marrëveshjeve politike.

“Nuk ka hapësirë kushtetuese për t’u futur në zgjedhje, por hapësirë për një marrëveshje politike.

Këtu në Shqipëri nuk kemi respektuar Kushtetutën. Ne kemi udhëtuar midis marrëveshje politike, ky ka qenë realiteti”, tha Shehi.