Debati në Parlamenti holandez për Shqipërinë, Rudina Hajdari bën paralajmërimin e fortë

Nga Vladimir Lame/

Kryeparlamentari Ruci dhe deputetet Balla e Hajdari kane lobuar ne Hollande per hapjen e negociatave dhe kunder rezolutes se parlamentit hollandez per rivendosjen e vizave per shqiptaret. Ne komisionin e ceshtjeve evropiane deputetet hollandeze kane mbrojtur faktet e paraqitura ne rezoluten e tyre per rikthimin e vizave per Shqiperine. Ne replike me deputetin Balla deputeti Jeroen van Wijngaarden tha se nuk kane rendesi numrat e krimineleve por lloji i aktivitetetve kriminale pasi ne dhjete vitet e fundit.

Kryeparlamentari Ruci dhe deputetet Balla e Hajdari kane lobuar ne Hollande per hapjen e negociatave dhe kunder rezolutes se parlamentit hollandez per rivendosjen e vizave per shqiptaret. Ne komisionin e ceshtjeve evropiane deputetet hollandeze kane mbrojtur faktet e paraqitura ne rezoluten e tyre per rikthimin e vizave per Shqiperine. Ne replike me deputetin Balla deputeti Jeroen van Wijngaarden tha se nuk kane rendesi numrat e krimineleve por lloji i aktivitetetve kriminale pasi ne dhjete vitet e fundit kriminelet shqiptare jane ne krye te rrjeteve te trafikimit te droges dhe qenieve njerzore.

Jeroen van Wijngaarden, Deputet:

Shqetesimi yne ka te beje jo me numrin e krimineleve shqiptare qe veprojne ne Hollande por ka te beje me faktin se ne kemi konstatuar se ata ne nje kohe te shkurter, brenda dhjete vitesh ja kane arritur te jene organizatoret kryesore te trafiqeve madje edhe nga Hollanda drejt shteteve te tjera. Eshte mire te degjojme qe bashkepunimi policor eshte rritur por miqte duhet tit hone te verteten njeri tjetrit. Ky ishte edhe motivimi im qe ta votoja pro rezoluten per vizat dhe rikthimi i tyre do te ndodhe nese nuk frenohen keta kriminele qe ti transferojne drejt Shqiperise parate qe kane perfituar ketu. Ne duam qe transkaksione te tilla te dyshimta parash te pista te ndalen.

Taulant Balla, Kreu i grupit te PS:

Ka vetem 2852 shqiptare qe jane rezidente ne Hollande. Kushurinjte e mi jetojne ketu qe nga viti 1992 por jane shume te integruar aq sa si hollandezet vijne ne Shqiperi me biciklete per pushime. Ka me shume kriminele nga Belgjika dhe Gjermania ne Hollande dhe po ashtu rumune e polake, Ka qindra here me teper polake te perfshire ne aktivitete kriminale sesa shqiptare. Kriminelet nuk kane pasaporte, kombesi, jane te gjithe njerez te keqinj qe duhen ndeshkuar.

Deputetet e paket hollandeze ne salle ngriten pyetje sesi do te zgjidhet kriza politike ne vend ndersa nga kryeparlamentari Ruci moren pergjigje se te gjitha kerkesat e opozites jane te papranueshme sepse Shqiperia ka nje qeveri e kryeminister legjitim dhe meriton hapjen e negociatave me BE-ne.

Gramoz Ruci, Kryetar i Kuvendit:

Me e ashper me ish koleget e saj demokrate ishte Rudina Hajdari e cila tha se ata po zhvillojne protest ate dhunshme ne kundershtim me vullnetin e votuesve te tyre dhe kane prishur imazhin e vendit.

Rudina Hajdari, Deputete:

“Arsyet pse jam këtu pranë maxhorancës është se ne duhet të na hapin negociatat. Shpresojmë se në të ardhmen të mos kemi dhunë e protesta sepse dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Shpresojmë që çështjet e brendshme t’i zgjidhim”, tha Hajdari.

“Ne mendojmë se jemi gati. Nuk duhet të paragjykojmë njëri-tjetrin. Frika na izolon. Shqëipëria ka 10 vjet në NATO, çka e bën aleate të rëndësishme në Ballkan. Nëse Shqipëria hap negociatat do të kemi më shumë përgjegjësi për të vazhduar me reformat dhe ëe arrijmë standardet tuaja. Nëse nuk hapen negociatat muajin e ardhshëm, ne nuk e dimë çdo ndodhë vitin e ardhshëm, apo në Europë. Mos lejoni ndërhyrjet e tjera që duan ta tërheqin orientimin tonë drejt Bashkimit Europian”.

Komentit të një prej deputetëve holandezë se shqiptarët kryesojnë listën e kriminalitetit në Holandë, Hajdari u përgjigj: “Maxhoranca u bë arrogante me kalimin e kohës. Unë po ju them çfarë shqetësimesh kam personalisht me maxhorancën. Nuk ka bërë mjaftueshëm me krimin e organizuar dhe reformën zgjedhore. Por, këto janë gjëra të politikës së brendshme. Roli i opozitës është të kontrollojë çfarë bën maxhoranca. Vlerësim për reformën në drejtësi”.

Zgjodha te rri ne kuvend sepse dorezimi i mandateve ishte ne kundershtim me vullnetin e votuesve tane qe kerkojne qe debati politik te zhvillohet brenda parlamentit. Ata qe kane hyre ne kuvend ne emer te opozites se re jane perzgjedhur nga vete kreu i partise demokratike per te qene pjese e listave. Ashtu sic e tha kryetari Ruci dhe kolegu Balla ne e meritojme hapjen e negociatave sepse do te jete ne te mire te popullit dhe te vete BE-se. Protestat e dhunshme te opozites qe ka zgjedhur rrugen e kane prishur imazhin e vendit tone por une ju bej thirrje te reflektoni ne hapjen e negociatatve dhe mos rikthimin e vizave.

Njoftimi i Parlamentit

Delegacioni parlamentar shqiptar zhvillon seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në Parlamentin e Holandës.

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë zhvilloi sot seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në Parlamentin e Holandës. Në seancë ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Rudina Hajdari dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi.

Në përgjigje të interesimit të deputetëve holandezë, Kryetari i Kuvendit Ruçi u shpjegoi situatën politike në Shqipëri dhe nënvizoi se opozita ka pasur akses të plotë në administrimin dhe kontrollin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe vetë i ka çertifikuar këto zgjedhje; ka gëzuar të gjitha kushtet dhe mundësitë për ushtrimin e kompetencave parlamentare dhe të kontrollit të Qeverisë, por nuk i ka shfrytëzuar.

Deputetet e Komisionit kërkuan vlerësimin e delegacionit shqiptar nëse është apo jo gati Shqipëria për hapjen e negociatave. “Po, Shqipëria është gati për çeljen e negociatave në qershor sepse i ka bërë në mënyrë shembullore detyrat e saj të shtëpisë. Me reformën në drejtësi, si kryereforma e integrimit, Shqipëria ka dhënë një shembull jo vetëm për vendet aspirante, por edhe për vendet e BE-së.”, u përgjigj Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci.

Ndërsa Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Rudina Hajdari nënvizoi se “Si anëtare e NATO-s prej dhjetë vjetësh, Shqipëria është një faktor stabiliteti, sigurie e paqeje në rajon e më gjerë. Hapja e negociatave është e rëndësishme për të mos braktisur orientimin dhe destinacionin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm Qeveria, por edhe opozita parlamentare mendon se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave në qershor. Hapja e negociatave do t’i japë impulse të reja bashkëpunimit të Shqipërisë me Holandën dhe vendet e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit.”

Kryerari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla nënvizoi se “Ne politikanët dhe vendim-marrësit duhet të dallojmë përceptimin mediatik nga perceptimi real i njerëzve për kriminalitetin. Shqiptarët që punojnë e jetojnë në Holandë janë qytetarë normalë e dinjitozë, por demonizohen padrejtësisht nga media. Kriminelët nuk kanë as ngjyrë, as atdhe. Ata duhet tí luftojmë bashkarisht dhe qeveritë dhe policitë e Shqipërisë dhe Holandës po bëjnë pikërisht këtë.”

Deputetet e Komisionit vlerësuan mjaft pozitivisht konstatimin që Shqipëria po i kryen këto reforma sepse janë të rëndësishme, të dobishme dhe të dëshiruara nga qytetarët e saj, jo thjesht si kërkesa të hapjes së negociatave.

Deputetët holandezë vlerësuan gjithashtu bashkëpunimin efikas të Qeverisë shqiptare me Qeverinë e Holandës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, i cili ka filluar të japë rezultatet e para, të cilat duhet të thellohen.

Në lidhje me Rezolutën e Parlamentit holandez për rivendosjen e vizave, deputetët e Komisionit pranuan se janë të vetëdijshëm që kjo nuk mund të realizohet, por e interpretuan atë si një veprim sensibilizues për nxitjen e luftës kundër krimit.

Kjo seancë dëgjimorë u vlerësua nga Kryetari i Komisionit Weldman si e hapur dhe mjaft e dobishme për vazhdimin e dialogut dhe për të informuar mbi përpjekjet reale që po bën Shqipërisa për realizimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe meritimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit.