Dorëheqja e Ndreut dhe Sulit, ja kush janë deputetët e rinj të PS-së. Nga kreu i FRESH tek zv.ministrja e Shëndetësisë (EMRAT)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar sot 4 deputetët e Partisë Socialiste, të cilët do të jenë kandidat për zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Mandat i ish-deputetit, Rakip Suli i ka kaluar sot pasuesit në listë, kryetarit të FRESH, Eljo Hysko

Ndërkohë që mandati i Pjerin Ndreut, i ka kaluar sot zv.ministres Shëndetësisë, Ardiana Jaku.

Po në Elbasan, nga largimi i deputetit Nuri Belba, mandati i tij do ti kalojë, Florec Spahos.

Ndërsa në qarkun e Korçës nga largimi i Ilir Xhakollit, mandati i tij i ka kaluar Ardit Konomit.

Vendimet e KQZ

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të z. Rakip Bajram Suli”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Tiranë, z. Eljo Kastriot Hysko.

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Lezhë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të z. Pjerin Zef Ndreu”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Lezhë, znj. Ardiana Hile Jaku.

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të z. Nuri Belba”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Elbasan, z. Florenc Fatmir Spaho.

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të z. Ilir Telha Xhakolli”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Korçë, z. Ardit Petrika Konomi.