E pazakontë, gruaja lind në autobus, kompania i dhuron vogëlushes udhëtime falas

Një ngjarje e çuditshme ajo që i ka ndodhur një gruaje, e cila e lindi fëmijën e saj në një autobus. Zenep erdhi në botë të mërkurën e 8 majit në një autobus, midis Parisit e Lille.

Nëna e saj po udhëtonte nga Barcelona për në Bruksel, por në gjysmë të rrugës i kanë plasur ujërat. Shoferi bëri menjëherë një ndalesë emergjente në një stacion shërbimi në Ressons në orën 3:30 të mëngjesit.

Për kompaninë e autobusëve ishte hera e parë në histori që përjetonin një ngjarje të tillë, ndërsa lindja ka qenë e suksesshme dhe nëna së bashku me foshnjën janë transferuar në një spital aty pranë.

Mamaja dhe vajza janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe për të festuar fundin e lumtur, kompania ka vendosur t’i ofrojë vogëlushes udhëtime falas deri në moshë madhore.