FAKTET/ Sot po i vë flakën vendit me pretekstin e votës së lirë, por ja të gjitha rastet kur Lulzim Basha e ka vjedhur dhe tjetërsuar votën e qytetarëve (dhe anëtarëve të PD-së)

Lulzim Basha, që prej 16 shkurtit ka nisur organizime protestash që sa vijne e bëhen më agresive, duke sulmuar institucionet dhe policinë e shtetit me bomba Molotov, kapsolle e sende të forta. Por jo vetëm kaq; militantët e PD-LSI kanë rrahur dhe gazetarë, duke e bërë protestën kriminale.

Arsyeja e protestave shkatërruese të Bashës është vota e lirë e cila sipas tij është cënuar nga mazhoranca.

Por, si i ka marrëdhëniet Lulzim Basha me votën e lirë? Si e ka tjetërsuar dhe vjedhur votën ai në për të ardhur në pushtet si kryebashkiak apo si kryetar i PD?

Si ka vepruar ai me kriminelët në vitin 2008 në Elbasan, për të marrë vota?

Të gjitha këto kanë përgjigje të qartë me fakte e që e nxjerrin Lulzim Bashën vrasësin e votës së lirë e jo dashnor të saj.

Le t’i marrim me radhë, duke nisur nga viti 2008.

1- Asokohe Lulzim Basha ishte ministër i Jashtëm dhe kandidat i PD-së për deputet në Elbasan. Sipas kabllogrameve të ambasadës së SHBA e cila raportonte në DASH, shkruhet ekzaktësisht se ““..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”.

2- Në vitin 2011 të gjithë e mbajnë mend se si Lulzim Basha me Arben Ristanin i vodhën fitoren Edi Ramës në Tiranë ditën për diell, në sy të të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Basha mori kryetarllëkun e bashkisë Tiranë ku për katër vjet nuk nguli një gozhdë në mur. Sepse në fakt nuk kishte faj, pasi ai e kishte vjedhur atë mandat e nuk kishte asnjë detyrim ndaj qytetarëve,

Por nuk mbaron me kaq. Lulzim Basha nuk ka vjedhur vetëm votat e kundërshtarëve nga partitë e tjera, por edhe ndaj kundërshtarëve për kreun e PD-së në 2013 ndaj të ndjerit Olldashi dhe në 2017 kundrejt Selamit.

3- Në vitin 2013, pas zgjedhjeve te deformuara brenda partise per kreun e saj, Sokol Olldashi pati deklaruar publikisht se:

“Përzgjedhja e kryetarit të ri të PD-së u bë përmes një procesi tërësisht të deformuar.

Në asnjë çast nuk u qartësua procedura e përgatitjes së listave dhe, për më tepër, në asnjë moment listat nuk u vunë në dispozicionin tim. Do të thotë që në mënyrë anormale unë garova pa ditur se cili ishte korpusi i votuesve.

Dita e votimit provoi se mijëra demokratë nuk gjetën emrat në listë, ndërsa mijëra të tjerë u anëtarësuan në listën e votuesve në dy javët e fundit. Shpresoj që pas votimit këta të anëtarësohen edhe në PD.”

4- Më 22 korrik të vitit 2017, demokratët votuan sërish për kreun e ri të partisë, pas një “ngrirje” një mujore të kryetarit humbës të PD, Lulzim Basha.

Për kreu e PD-së, garuan Eduard Selami dhe Lulzim Basha, nga ku ky i fundit u rizgjodh kryetar.

Lulzim Basha për të qënë i sigurtë në një fitore “plebishitare” brenda partisë sipas parimit “një anëtar një votë”, vodhi votat në kutitë e votimit./Lexo.al

https://www.youtube.com/watch?v=xvwjVguYlTY&feature=player_embedded

“Fiks fare” në atë kohë risjell provat e vjedhjes së 22 korrikut, ku votat e demokratëve u manipuluan dhe kutitë u mbushën për hesap të Lulzim Bashës.

Kjo është marrëdhënia e Lulzim Bashës me votën e lirë, të cilën po e përdor si pretekst për t’I vënë flakën Tiranës dhe Shqipërisë.