Kryen marrëdhënie në dritaren përballë shkollës, 27-vjeçarja denoncohet nga mësuesit

Poza aspak të përshtatshme dhe marrëdhënie s*ksuale në dritaren me pamje nga një shkollë.

Një 27-vjeçare në Siena të Italisë është denoncuar në polici për ekspozim të pahijshëm, pasi për më shumë se një muaj, ajo ishte parë e ulur e zhveshur në dritare, apo duke kryer marrëdhënie s*ksuale me të dashurin e saj.

Ishin mësuesit e shkollës ata që e denoncuan, pasi, së bashku me nxënësit, ishin bërë dëshmitarë të pamjeve aspak të përshtatshme, gjatë orëve të mësimit.

Në polici, 27-vjeçarja u justifikua duke thënë se nuk e dinte që dritarja e saj ishte përballë një shkolle dhe se, sapo ishte operuar dhe i dashuri i saj po e ndihmonte me trajtimin, duke i përhapur një krem çdo ditë.