Libri autobiografik/ Bamir Topi: Si i zhduku Berisha provat e 21 Janarit, ç’më tha…

Krahas përpjekjeve për të ndikuar tek drejtësia nëpërmjet Presidentit Bamir Topi, për tërheqjen e urdhër-arres.teve të prokurorisë për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, është investuar në manipulimin dhe prishjen e provave të krimit në 21 Janar 2011, ku u ekzekutuan 4 protestues të pafajshëm dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Bamir Topi, në atë kohë President i Republikës, rrëfen në librin e tij autobiografik “Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), lëvizjet e Sali Berishës për prishjen e provave të kr.imit dhe zhdukjen e pamjeve filmike në serverin e Kryeministrisë, me qëllim pengimin e prokurorisë për zbardhjen e orkestruesve të mas.akrës në bulevard.

Zhdukja e provave synonte fshehjen e të vërtetave të organizimit brenda territorit të Kryeministrisë, nga komunikimet verbale deri tek urdhrat për të hapur zjarr. Sipas rrëfimit të presidentit, i cili në atë kohë informohej nga kryeprokurorja, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe burime të tjera, Sali Berisha fillimisht diktoi mjekët e Spitalit Ushtarak, që të pohonin versionin e tij se protestuesit ishin vr.arë nga afër. “Precipitimi moral arriti kulmin kur Sali Berisha kishte diktuar mjekët anatomo-patologë të Spitalit Ushtarak, që në krah të Kryetares së Kuvendit shpreheshin se plagët e zjarrit tregonin që protestuesit ishin goditur nga afër, sikurse kishte thënë kryeministri, që ishin vr.arë nga brenda turmës. Ishte thyer rëndë urdhri i Hipokratit dhe roli i të parit qeverisë, i cili ishte fajtor me të dyja këmbët brenda, pasi ishte edhe mjek edhe kryeministër. Më pas titulli i Urdhrit të Mjekut i dënoi ligjërisht e moralisht mjekët në fjalë, pasi e vërteta ishte ndryshe”, shkruan Topi.

Lëvizja e dytë e Berishës

Më pas, kur gazetari Artan Hoxha, publikoi pamjet ku efektivi i Gardës Agim Llupo qëllonte mbi protestuesit, Sali Berisha dha orientimin që të prisheshin provat e kr.imit dhe të zhdukej çdo pamje filmike. Me këtë operacion kri.minal, sipas Topit, Berisha po pranonte autorësinë e mas.akrës në bulevard. “Afër mesnatës, në një studio televizive, gazetari investigativ Artan Hoxha ‘plasi bom.bën’, duke sjellë pamje filmike të zjarrit automatik që vinte nga një efektiv i Gardës së Republikës drejt njerëzve në bulevard. Më vonë do të merrej vesh që quhej Agim Llupo dhe sot është në liri, ndërkohë që komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, shfaqej me sy të nxirë. Pamjet filmike të Artanin do të sillnin një pështjellim të madh te Sali Berisha, i cili nëpërmjet njerëzve të tij në Kryeministri, Policinë e Shtetit e në Gardë, po krijonin pengesa të mëdha për punën e prokurorëve lidhur me grumbullimin e provave në vendngjarje. Orientimi ishte i qartë: Të prisheshin provat e kr.imit dhe të zhdukej çdo pamje filmike. Kjo u vërtetua me zhdukjen e regjistrimeve të kamerave të sigurisë në Kryeministri dhe prishjen e serverit, shenjë e qartë se de facto po pranohej autorësia e masa.krës. Hetimet provuan se sapo dolën pamjet filmike të Artan Hoxhës, në këtë kohë janë zhdukur pamjet filmike të kamerave të Kryeministrisë (midis orës 01:30-02:30 të datës 22 janar). Data 22 janar nxori në shesh pikërisht përplasjen e fortë qeveri-prokurori. Informacionet konfirmonin faktin se Sali Berisha me strukturat e veta po fshinin të vërtetat e organizimit brenda territorit të Kryeministrisë, komunikimet verbale, urdhrat, deri tek akuzat e ndërsjella të prokurorëve me njerëzit në drejtim të Gardës. Ndonëse nuk ishte prononcuar për këtë situatë kryeministri dirigjonte që gjithçka t’u faturohej njerëzve jashtë gardhit të Kryeministrisë”.

Takimi me kryeprokuroren Ina Rama

Ish-presidenti rrëfen detaje nga takimi në zyrën e tij në Presidencë me Ina Ramën, në atë kohë kryeprokurore, pasi Sali Berisha, përmes Hysni Burgajt, refuzonte që të zbatonte urdhrat e prokurorisë për ndalimin e zinxhirit komandues të Gardës, për implikimin në vra.sjet e 21 Janarit. “Në vijim të indicieve, Prokuroria e Tiranës (grupi i hetimit), mbi bazën e fakteve dhe të provave paraprake, nxori një urdhër ndalimi për disa drejtues të Gardës së Republikës, të përfshirë drejtpërdrejtë në ngjarje. Përveç të tjerave, tashmë kishte pamje filmike që rëndonin pozitat e tyre. Pas daljes së urdhrit filloi një përp.lasje e hapur mes tyre, ku Berisha kundërshtoi ashpër prokurorinë me shprehjen se ata duan të lënë Gardën e Republikës pa zinxhirin komandues, duke folur publikisht se ata njerëz nuk do të dorëzoheshin në prokurori. Në këto kushte kërkova që Ina Rama të vinte dhe të më informonte për situatën, e cila po shkonte në një drejtim tjetër, atë të përplasjes së hapur të institucioneve, ku politika po pengonte dhe po sabotonte një hetim objektiv të ngjarjes së rëndë. Ina Rama erdhi me një frymë në zyrën time në Presidencës, me një pamje të qetë, gjë që i jepte epërsi në gjykimin e situatës. –Çfarë po ndodh konkretisht? – e pyeta. –‘Kemi kërkuar t’i marrim në pyetje. Shkresën ia kemi dërguar drejtorit të Policisë, Hysni Burgaj, por ende nuk ka përgjigje. Qëllimi është t’i marrim në pyetje’”.

Porosia e Topit për Ina Ramën

Bamir Topi shkruan se i ka ofruar mbështetje Ina Ramës për vazhduar për të zbatuar ligjin dhe procedurat, për hetimin e vra.sjeve të 21 Janarit. Ndërkaq, sipas tij, Hysni Burgaj, në atë kohë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, po sabotonte hetimet për 21 Janarin me urdhër të Berishës. “Hysniu, pasi kishte marrë urdhrin nga kryeministri, po bëhej njësh me të në sabotimin e hetimeve. Ai kishte që një njeri i panjohur, me një karrierë tepër modeste kur u emërua drejtor. Në përshtypjen time, Hysniu ishte një figurë militante dhe besnik i njeriut që e emëroi, kështu që kurrë nuk demonstroi tiparet e një figura që drejton Policinë e Shtetit, por atë të pushtetit. ‘Vazhdo me kurajo dhe pa ju ndarë ligjit dhe procedurave. Do kesh mbështetjen time për zbardhjen e kësaj çështjeje. Beteja do të jetë e fortë, por ne do të shkojmë tek e vërteta, cilado të jetë kostoja e saj’, – thashë Inës, duke kërkuar të më informojë hap pas hapi. Për herë të parë në historinë e shtetit ligjor, një kryeministër mori përsipër moszbatimin e urdhrave të kryeprokurores, duke u vetëshpallur vetë agr.esor, vetë prokuror, vetë mjek anatomo-patolog dhe vetë garant i Kushtetutës dhe gjyqtar i çështjes”.

Loja e Berishës dhe Gjergj Lezhja

Topi shkruan se pas operacionit të zhdukjes së pamjeve filmike, Berisha foli gjatë një mbledhje qeverie të paprishur të Kryeministrisë, që ta kishte si alibi se nuk kishte dijeni për këtë gjë, duke ia hedhur fajin Gjergj Lezhjes, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. “Në mbledhjen e qeverisë, djallëzia e Berishës kishte arritur kulmin. Ai foli këtu për server të paprishur të Kryeministrisë, që ta ketë si alibi se nuk kishte dijeni për këtë gjë, duke ia hedhur fajin Gjergj Lezhjes, sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Në fakt serveri ishte fshirë natën e 21 janarit, ku Berisha ishte fshehësi i së vërtetës së hidhur që do të tregonte se çfarë ndodhi brenda zyrave të tij, çfarë urdhrash u dhanë dhe kush ishte atë ditë atje. Në një takim me pjesëtarë të Gardës dhe familjeve të tyre u improvizua një nga aktet më të shëmtuara të një njeriu me karakter të keq e moral të deformuar, një arkitekt i së keqes dhe një gënjeshtar profesionist, i cili në arsyetimin e tij kri.minal ndryshon versionin e ngjarjeve duke shpikur teorinë e grushtit të shtetit. Edhe në mbledhjen e qeverisë kishte thënë të njëjtat gjëra. Pas disa fjalive përshëndetëse me të pranishmit filloi të fjalë për ngjarjet e 21 Janarit duke ngushëlluar me hipokrizi familjet e të vr.arëve nga urdhrat e tij dhe më tej nxori xhevahiret që janë fiksuar në histori si shprehje të padenja për një kryeministër: ‘Ata që flasin për ngjarje në bulevard, nuk ja gjë tjetër veçse horra dhe lavire bulevardi’, duke nënkuptuar presidentin dhe kryeprokuroren. Ndërsa shprehje kështu, në buzën e poshtme i dallohej qartë një plagë ‘herpes labialis’, që për mjekët është shenjë e qartë e një stresi që ai kishte kaluar gjatë natë, stresi që shoqëron përgjithësisht ngjarjet që kanë mbi shpinë ndjenjën e një mëkati të madh. Madje kishte thënë se në një grusht shteti mund të mos vr.itet asnjë, mund të vr.iten 3, 30 apo 300”.

Bamir Topi

“Orientimi ishte i qartë: Të prisheshin provat e kr.imit dhe të zhdukej çdo pamje filmike. Kjo u vërtetua me zhdukjen e regjistrimeve të kamerave te sigurisë në Kryeministri dhe prishjen e serverit, shenjë e qartë se de facto po pranohej autorësia e mas.akrës”.

Ina Rama-Topit

“Kemi kërkuar t’i marrim në pyetje. Shkresën ia kemi dërguar drejtorit të Policisë, Hysni Burgaj, por ende nuk ka përgjigje. Qëllimi është t’i marrim në pyetje”.