LOTËT E 12-VJEÇARES PREKIN ZEMRËN E TAULANT BALLËS, ‘MERR NË DORË’ RASTIN E FAMILJES ÇIPI NGA ELBASANI

Emisioni ‘Shqiptarët për shqiptarët’ u rikthye tek familja Çipi në Krastë të Elbasanit, tashmë me një surprizë.

Dy fëmijët adoleshentë dhe vajza e mitur nuk do të flejnë më në çadrën ku kanë jetuar, pasi moderatorja e emisionit Ola Bruko tregoi se shqiptarët i kanë dhuruar një banesë.

Për këtë rast është solidarizuar edhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, njëkohësisht deputet i Elbasanit.

Balla dhe Bruko kanë vizituar familjen Çipi në shtëpinë e re, ndërkohë deputeti premtoi se zonjës së shtëpisë do t’i gjejë një vend pune.

Për kryefamiljarin e sëmurë me astmë, Balla i premtoi përkujdesje të specializuar shëndetësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

‘Së bashku me drejtoreshën e Spitalit, Desantila Tahiri dhe moderatoren e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, Ola Bruko vizituam familjen Çipi në Elbasan, të cilët tashmë ndodhen në banesën e tyre të re, jo më në çadër.

I premtuam familjes Çipi që shumë shpejt zonja e shtëpisë do të ketë një vend pune, ndërsa kryefamiljarit Gëzim Çipi, i cili nuk është në kushte të mira shëndetësore do të ketë një përkujdesje të specializuar shëndetësor në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Gjithashtu edhe fëmijët e familjes Çipi tashmë do të kenë mundësi më të mira shkollimi, pas e kanë shkollën pranë banesës së tyre të re’, shkruan Balla në Facebook krahas fotove me familjen Çipi.