Pas orës ‘Atlantic’, Kujtim Gjuzi tregon celularin 7 mijë euro

Kujtim Gjuzi është një nga deputetët më të përfolur kohët e fundit. Ai është bërë shpesh herë temë diskutimi në media për deklarata dhe sjelljen e tij. Së fundmi i ftuar në Opinion, ai tregoi për karrierën politike. Ajo që bëri përshtypje ishte telefoni i tij, Vertu, që sipas tij kushton 7 mijë euro.

“Të jemi të kujdesëm se e kam këtu celularin. 7 mijë euro celular, Partia Konservatore e ka celularin se kam unë. Është porosi, kuq e zi. Lene se është i veçantë”, tha ai teksa u pyet dhe për orën “Atlantic” nga gazetari .

“Ti atëherë ke qenë shumë i ri. Ishit të tronditur kur filloi revolta. Ju s’na mbani mend neve. Vetëm pranë partisë demokratike që në ditët e para të saj” i është drejtuar Gjuzi drejtuesit të emisionit.

“Ashtu jam si ushtar. Jam ekspert në fushën e ekonomisë, dhe ato që i thash guvernatorit në seancë tha Gjuzi ka të drejtë”, theksoi deputeti i ri. Sipas tij profesioni i parë ka qenë rrobaqepës dhe tregoi se “Rama i ka qepur tek mua pantallonat e para, pastaj mësoi vetë”. ka thënë më pas Gjuzi.

Gjuzi, sëbashku me deputetë të tjerë të rinj dhe gazetarë, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, në Tv Klan.

Enton Abilekaj: Në një portal, pashë që ajo kompania Atlantik e ka përgënjeshtruar atë që thatë ju…

Kujtim Gjuzi: Unë jam i kujdesshëm, e kam këtu celularin, Kujdes me mua.

Blendi Fevziu: Zoti Gjuzi ngrije pak celularin…Ai është një celular në mos gaboj Vertu, që kushton diku tek 30 mijë euro.

Kujtim Gjuzi: Jo nuk kushton aq,

Blendi Fevziu: Sa kushton? 6-7 mijë po

Kujtim Gjuzi: Aq.

Blendi Fevziu: 7 mijë Euro celular mban në dorë?

Kujtim Gjuzi: Ça me bo, Partia Konservatore e ka celularin, se kam unë.

Blendi Fevziu: Është i partisë? Parti që ka celular 7 mijë Euro. Sa vjet keni që merreni me politikë?

Kujtim Gjuzi: Ti ishe shumë i ri, ishe student. Ju ishit të tronditur kur filloi revolta e 8 dhjetorit të vitit 90-të. Ju s’na mbani mend, ne qytetarët e Tiranës, por ne ju mbajmë mend juve.

Blendi Fevziu: Aty kanë qenë 200 mijë veta, s’mbahen mend të gjithë. Sa vjet keni i angazhuar në strukturë politike?

Kujtim Gjuzi: Anëtar i Partisë Demokratike jam që në ditët e para të saj. Kur fiken telefonat ose je në studion e emisionit “Opinion” ose në studio tjetër që është rregull, protokoll, por unë harrova sonte ose nuk mund të më gënjesh. /tvklan.al