Për ata që iu dhemb shkopi në kurriz të Sait Dollapit

Sekretari organizativ i PD-së, Sait Dollapi, është shoqëruar në polici.

Ai ka ikur me vrap dhe gjatë ndjekjes është rrëzuar.

Në momentin e arrestimit, është goditur edhe me shkop.

Për mediat e PD-LSI, ky moment është konsideruar skandaloz, a thua se u godit një qytetar i pafajshëm, jo personi që drejtonte një grup të dhunshëm protestuesish, që hidhnin bomba molotov në drejtim të policisë.

Për të gjithë ata që iu dhemb shkopi në trupin e Saitit, duhet ta dinë, se kur proteston dhunshëm, edhe mund të dhunohesh.

Në Britani, vetëm disa ditë më parë, policia mori zvarrë disa protestues paqësorë, vetëm se kishin bllokuar rrugën.

Jo më t’iu kishin hedhur bomba molotov.

Ndërsa këta opozitarët e Tiranës, edhe duan të organizojnë protesta të dhunshme, edhe nuk duan t’i prekë njeri pastaj.