“Po gënjen, nuk e prisja nga ty”/ Grida Duma debat me gazetaren

Ish deputetja Grida Duma dhe gazetarja Mira Kazhani kanë debatuar në studion e emisionit “Dritare” për dhunën ndaj sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

Debati u bë për shkak të një videoje të shfaqur në monitor ku shfaqej zoti dollapi duke hedhur sende ndaj Policisë.

Më poshtë debati i plotë:

Gazetarja: Thashë Saiti ishte ky se s’po e besoja. Videon e kam parë që në fillim. Pra gjithë kohës ka provokuar dhunë.

Duma: Sahit Dollapi ka mbrojtur policinë. Ai ka qenë në mbrojtje të forcave policore, kurse këta shkuan dhe e dhunuan brutalisht, siç u pa në video”

Gazetarja: Po gënjen Grida. Më vjen keq. Po më gënjen në sy dhe kjo është për të ardhur keq. Nuk e prisja nga ty.

Duma: Aty poshtë është hedhur një plasëse dhe është hedhur mbrapsht.