Qeveria ndan fondin për partitë pjesëmarrëse në zgjedhje, përjashton PD dhe LSI

Nje vajze, duke votuar ne mjediset e shkolles Edith Durham, per zgjedhjet lokale ne Tirane. /r/n/r/nAn Albanian women casts his vote at Edith Durham school, on June 21, 2015. Albania votes to elect mayors after a territorial reform that consolidated the number of local government units to 61 down from 373. These elections are considered an important test for the government of Prime Minister Edi Rama and his reforms two years after he was elected.

Qeveria ka miratuar një projektvendim dhe e ka depozituar në Kuvend për miratim. Sipas dokumentit, qeveria jep 65 milionë lekë për partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 2019.

Nga ky fond nuk përfiton PD dhe LSI pasi nuk janë regjistruar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Pritet që nga ky fond të përfitojë edhe partia e sapo krijuar e Astrit Patozit, “Bindja Demokratike”.