18 vjeçari shqiptar zhduket në Torino, prindërit apel për ndihmë (FOTO-EMRI)

18 vjeçari shqiptar në Vittuone, Endry Gostivari, raportohet se është zhdukur mbasditen e djeshme. Prindërit e tij i kanë bërë apel qytetarëve dhe institucioneve për ndihmë.

Sipas mamasë së 18 vjeçarit, përshkrimi i Endry Gostivarit është me flokë kaçurrele ngjyrë kafe të errët dhe shtatlartë. Mësohet se Gostivari është parë për herë të fundit kur doli nga shtëpia e tij në orën 18:00 ditën e djeshme.

‘Ai doli nga shtëpia rreth orës 18:00 dhe nuk u kthye më. Kur doli kishte të veshur një këmishë të kuqe, pantallona të shkurtra të zeza dhe këpucë të zeza. Ai doli dhe la gjithçka në shtëpi, përfshirë telefonin, dhe portofolin’, ka thënë mamaja e Endry Gostivarit.

Prindërit e tij e kanë denoncuar zhdukjen e djalit të tyre në Polici, por deri tani nuk ka të dhëna konkrete për gjetjen e tij edhe pse disa persona thonin që për herë të fundit është parë në Tiranë.