Anulimi i zgjedhjeve, miliona euro të hedhura ‘në kosh’

Në total, këto zgjedhje do t’u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë 315 milionë lekë të rinj. Po nëse zbatohet dekreti i Presidentit Ilir Meta? Sërish e njëjta shumë! Por në këtë rast mund të konsiderohet si një dëm ekonomik, pasi paratë do të shpenzohen sërish për datën e re të zgjedhjeve.

Në fillim të kësaj jave, Presidenti Ilir Meta, zhdekretoi datën 30 qershor për zgjedhjet vendore. Përpos diskutimeve nëse ka shkelur apo jo Kushtetutën, votuesit shqiptarë janë më të dëmtuarit, nëse do hyjë në fuqi vendimi i Presidentit. Jo si votues, por si taksapagues. Prej disa muajsh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka filluar përgatitjet për zgjedhjet vendore 2019. Janë bërë dhjetëra tenderë për fletë dhe kuti votimi, tabela të rezultateve, manuale trajnimi, për skanerë, për fletë votimi, për zarfe dhe dhoma të fshehta.

Gjithashtu, janë bërë gati edhe tenderët për vula dhe bojë, ndërsa pritet të merret me qira edhe një autobus.

Fiks Fare bëri një vëzhgim në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku KQZ-ja ka shpallur 16 tender në muajt shkurt dhe mars 2019. Në të gjitha rastet, paratë kanë ardhur nga buxheti i shtetit. Sipas dokumenteve, rezulton se tenderi për “shërbimin e asistencës për aplikimin e moduleve ekzistuese” do të kushtojë 6.2 milionë lekë të rinj.

Nga ana tjetër, blerja e kutive të votimit 4.4 milionë lekë. 1.1 milionë do të shpenzohen për marrjen e një autobusi me qira dhe 2.3 milionë për karburant. 1.1 milionë do shpenzohen për “telefoni fikse dhe internet për KZAZ-të”, ndërsa shërbimi për ngritjen e sistemit për regjistrimin, transmetimet online të procesit të regjistrimit të votave nga 90 VNV do të kushtojë plot 104 milionë lekë të rinj. KQZ ka akorduar 16.8 milionë për “prodhim të shtypshkrimeve” dhe 22.5 milionë për “tabelën e rezultateve dhe manualet e trajnimit”. 9 milionë lekë do të shkojnë për të “prodhuar dhomat e fshehta dhe kutitë e kartonit” dhe 11.5 milionë për prodhimin dhe afishimin e materialeve promocionalë.

KQZ ka akorduar 7.1 milionë lekë për të marrë me qira fotokopje për KZAZ-të dhe 12.4 milionë për bojën timbruese që hidhet në gishtërinjtë e votuesve. Ndërkohë, janë hapur tendera edhe për kodet e sigurisë me vlerë 26.2 milionë dhe për blerje kancelarish me vlerë 7.7 milionë lekë. Prodhimi i fletëve të votimit do të kushtojë 81 milionë lekë të rinj dhe 1.3 milionë kanë shkuar për të prodhuar spote mediatike. Në total, përgatitja e zgjedhjeve ka kushtuar plot 315 milionë lekë të rinj.

Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të lidhë kontratat me para me shoqëri që kanë dalë fituese. Lorena Mavriqi, juriste prokurimesh në KQZ, tha për Fiks Fare se të gjitha kontratat janë lidhur me operatorët fitues. Sipas saj, janë realizuar 16 tendera, ku 9 prej tyre janë bërë me negocim të drejtpërdrejtë me firmat private, duke qenë se nuk kishte kohë të mjaftueshme për të lidhur kontrata nëpërmjet tenderit normal.

“Janë lidhur të 16 kontratat. Nuk jam në gjendje të them për mënyrën e pagesës, por ju pohoj se çdo tender ka përfunduar” tha Mavriqi.

Fiks Fare ka siguruar disa dokumente nga mbledhjet e KQZ-së, ku ka pasur debate pikërisht për mënyrën e bërjes së tenderëve. Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, ka qenë kundër këtyre procedurave, ku ka bërë edhe shpjegimet përkatëse. Megjithatë, tenderët janë realizuar dhe kanë filluar edhe pagesat.

Në mbledhjen e fundit, kryetari Klement Zguri tha se dekreti i Metës