Goditi efektivët e policisë me “Audi” të blinduar, publikohet fotoja dhe emri i “gangsterit” të Elbasanit

Marjus Lulaj është emri i ndryshuar i Suel Celës, i njohur për incidentin te hyrja e tregut agro-ushqimor të këtij qyteti më 18 shtator të vitit 2017 kur goditi makinën e policisë në qytetin e Elbasanit.

30-vjeçari është shpallur në kërkim, pasi gjykata ka vendosur “Arrest me burg” ndaj tij për veprën penale “Vrasje e punonjësve të policisë mbetur në tentativë”. Çela konsiderohet nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mjeti “Audi” që goditi policinë ka qenë drejtuar nga Suel Çela.

Operacioni “KRASTA” është finalizuar me zbardhjen e tri ngjarjeve kriminale, një rast korrupsioni dhe 13 të arrestuar. Armë, fishekë, jelekë anti-plumb, portofol me stemën e Policisë janë disa nga sendet që iu janë sekuestruar të arrestuarve.