Historia e trishtë! Dy vjeçari ndan jetën më varrin e babait, momente që prekin zemrën (FOTO)

Vogëlushi dy vjeçar ka thyer zemrat e të gjithëve teksa gjendet mbi varrin e të atit.

Darren Langton, babai i vogëlushit në fjalë u nda nga jeta në moshën 33 vjeçare, në mënyrë të papritur dhe për shkaqe të panjohura në banesën e tij në Dorchester.

Ai vdìq tre ditë para se vogëlushi të festonte ditëlindjen e tij të parë, në tetor të vitit 2017.

Harvey dhe nëna e tij Jessica Pillinger vizitojnë çdo të dielë varrin e të afërmit të tyre. Nëna e vogëlushit ka ndarë disa foto ku vogëlushi luan me lodrat e tij mbi varrin e babait te tij.

Në foto tregohet marrëdhënia e tij e veçantë me kujtimin e babit. Duke mos kuptuar ende ai i tregon babit lodrat e tij të preferuara. Nëna e Harvey-t është kujdesur të mbajë gjithmonë gjallë kujtimin e bashkëshortit të saj.