LAJM I FUNDIT/ Anulimi i datës së zgjedhjeve dhe shkarkimi i Presidentit, ambasadorja e SHBA takim në zyrën e Metës

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones po zhvillon një takim me Presidentin Ilir Meta në Presidencë.

Ambasadorja në detyrë e SHBA, Moses-Ones ka mbërritur prej disa minutash në institucionin e kreut të shtetit.

Mësohet se fokusi i diskutimit do të jetë vendimi i presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, për shkak të situatës së tensionuar politike.

Pjesë e diskutimit pritet të jetë dhe vendimi i maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Meta me motivacionin e shkeljes së Kushtetutës.

VIJON….