Meta tha kam informacion nga agjencitë për trazira/ Rama: Ka informacion nga filxhani i Monikës

Kryeministri ka ironizuar deklaratën e Presidentit se kishte informacion për destabilitet nga agjencitë ligjzbatuese.

Rama tha në Divjakë se opozita po shkel vijën që ndan partnerët e SHBA nga njërëzit që futen në listat e zeza të Amerikës.

“Kam informacion nga agjencitë ligjzbatuese thotë Ilir Meta. Ka parë filxhanin e Monikës dhe ka parë një numër 30 kokëposhtë” – ironizoi Rama duke u shprehur i bindur se zgjedhjet do të mbahen sipas datës kushtetuese.