Rezoluta për Metën/ Rama jep njoftimin e rëndësishëm pak para nisjes së seancës

Pak para nisjes se seances plenare te Kuvendit, pika e vetme e rendit te dites te se ciles eshte mocioni me debat per Presidentin Meta kunder zhdekretimit te 30 qershorit si date e zgjedhjeve lokale, kryeministri Rama reagon me nje shenim ne rrjetet sociale.

Me nje shenim ne Twitter, Rama njofton se do te flase ne Kuvendin e Shqiperise ne oren 12:00.

“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”. Live në ERTV natyrisht😉”- shkruan Rama.