Saimir Tahiri prish heshtjen dhe uron socialistët me Norën: Ne të tjerët edhe kemi gabuar, por ata si ajo kurrë

Saimir Tahiri prej kohësh nuk ka pasur ndonjë reagim publik.

Por sot, ai ka postuar një status në FB, për të uruar socialistët me rastin e 28-vjetorit të themelimit të partisë.

“E njeh Noren, po ke shkelur te pakten nje here ne pragun e PS! Te pershendet e perqafon me dashuri, sic ka bere me mua cdo here, qe shume vjet me pare.

Socialiste e thjeshte nga ato qe opozite a pushtet qofshin te tjeret, nuk i ben asnje dallim.

Si Nora, eshte Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjere, e shume te tjere qe kane qene e jane te zotet e shtepise ne seline e PS, ne cdo dite e date! Bashke me mijra njerez te tjere qe te PS kane pare forcen e shpirtit per te ardhmen e femijeve.

Ne te tjeret edhe kemi gabuar, keta jo! Kurre!

Gezuar per ju, e per gjithe njerezit qe duan Shqiperine!

#gezuar28vitePS”, shkruan Tahiri.(TemA)